Rreth albumit
Përdoreni Albumin për të parë fotot dhe për të riprodhuar videot që keni nxjerrë me
kamerën tuaj ose për të parë përmbajtje të ngjashme që keni shkarkuar në pajisjen tuaj.
Mund të merrni gjeoetiketime për fotot dhe videot tuaja dhe pastaj t'i shihni ato në një
hartë të botës. Te Albumi mund të shihni edhe fotot dhe videot që keni ngarkuar në një
shërbim në internet, për shembull në një album në internet të Picasa™ ose në
Facebook™.
Nga Albumi mund të ndani fotot dhe videot tuaja të preferuara me miqtë nëpërmjet
teknologjisë me valë Bluetooth™, postës elektronike, mesazhimit dhe shërbimeve të
ndryshme në internet. Gjithashtu mund të kryheni detyra të modifikimit themelor te fotot
dhe t'i cilësoni si sfond ose si figura kontakti.
Kartela e pamjes së përgjithshme të albumit
Kartelat e mëposhtme janë të disponueshme në album:
•
Figurat – shihni të gjitha fotot dhe videot e ruajtura në pajisjen tuaj.
•
Albumet e mia – shihni albumet tuaja në Internet dhe fotot dhe videoklipet tuaja të
gjeoetiketuara në një hartë të botës.
Për të hapur albumin
1
Nga Ekrani fillestar juaj, takoni .
2
Gjeni dhe takoni
Albumi.
Nëse orientimi i ekranit nuk ndryshon automatikisht kur e ktheni pajisjen tuaj anash, shënoni
kutinë e shënimit
Vetërrotullo ekranin nën Cilësimet > Ekrani.