
Instalimi i aplikacioneve që nuk janë nga Google Play™
Instalimi i aplikacioneve me origjinë të panjohur ose të pasigurt mund të dëmtojë pajisjen.
Në mënyrë të paracaktuar, pajisja është cilësuar t'i bllokojë instalimet e tilla. Por ju mund
ta ndryshoni këtë cilësim dhe të lejoni instalimet nga burimet e panjohura.
Sony nuk garanton funksionimin e çdo aplikacioni ose përmbajtjeje të palëve të treta, të
transferuar në pajisje nëpërmjet shkarkimit ose një ndërfaqeje tjetër. Po ashtu, Sony nuk është
përgjegjës për dëmtimet ose funksionimin e reduktuar të pajisje për shkak të transferimit të
përmbajtjes nga palët e treta. Përdorni vetëm përmbajtje nga burime të besuara. Kontaktoni
me ofruesin e përmbajtjes nëse keni pyetje ose shqetësime.
Për të lejuar instalimin e aplikacioneve që nuk janë nga Google Play™
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Siguria.
3
Shënjoni kutinë e zgjedhjes për
Burime të panjohura.
4
Trokitni mbi
OK.
33
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.