Sony Xperia M - Shkarkimi nga Google Play™‎

background image

Shkarkimi nga Google Play™

Mund të shkarkoni të gjitha llojet e aplikacioneve nga Google Play™, përfshirë

aplikacionet falas.

Para shkarkimit të aplikacioneve

Para se të shkarkoni nga Google Play™, sigurohuni që keni lidhje funksionuese me

internetin.
Gjithashtu mos harroni se mund të keni tarifa për trafikun e të dhënave kur shkarkoni

përmbajtje në pajisje. Për më tepër informacion, kontaktoni me operatorin tuaj.

Për të shkarkuar një aplikacion falas

1

Në Google Play™, gjeni një objekt që dëshironi të shkarkoni, duke shfletuar

kategoritë ose duke përdorur funksionin e kërkimit.

2

Trokitni lehtë mbi objekt për të parë hollësitë e tij dhe ndiqni udhëzimet për të kryer

instalimin.

Për të shkarkuar një aplikacion me pagesë

1

Në Google Play™, gjeni një objekt që dëshironi të shkarkoni, duke shfletuar

kategoritë ose duke përdorur funksionin e kërkimit.

2

Trokitni lehtë mbi objekt për të parë hollësitë e tij dhe ndiqni udhëzimet për të

përfunduar blerjen tuaj.