Sony Xperia M - Informacioni ligjor

background image

Informacioni ligjor

SonyC1904/C1905/

Ky udhëzues përdorimi botohet nga Sony Mobile Communications AB ose nga filiali i tij vendor, pa asnjë garanci.

Përmirësimet dhe ndryshimet në këtë udhëzues përdorimi, të imponuara nga gabimet e shtypit, pasaktësitë e

informacionit aktual ose përmirësimet e programeve dhe/ose të pajisjeve, mund të bëhen në çdo kohë dhe pa

paralajmërim nga Sony Mobile Communications AB. Sidoqoftë, ndryshimet e tilla do të përfshihen në edicionet e

reja të këtij udhëzuesi të Përdoruesit.
© Sony Mobile Communications AB, 2013.
Të gjitha të drejtat rezervohen.
Pajisja juaj ka aftësinë të shkarkojë, të ruajë dhe të përcjellë përmbajtjet e tjera, për shembull, tonet e ziles.

Përdorimi i përmbajtjeve të tilla mund të jetë i kufizuar ose i ndaluar nga të drejtat e palëve të treta, duke përfshirë

por pa u kufizuar me kufizimin sipas ligjeve të zbatueshme për të drejtat e autorit. Për materialet shtesë që

shkarkuat në pajisjen tuaj ose që përcollët nga ajo, plotësisht përgjegjës jeni ju dhe jo Sony. Para se të përdorni çdo

përmbajtje shtesë, kontrolloni nëse përdorimi i synuar nga ju është licensuar siç duhet ose është autorizuar

ndryshe. Sony nuk garanton saktësinë, integritetin ose cilësinë e çdo përmbajtjeje shtesë ose të çdo përmbajtjeje

tjetër nga palët e treta. Sony nuk do të jetë përgjegjës në asnjë rrethanë dhe në asnjë mënyrë, për përdorimin e

gabuar nga ju të përmbajtjeve shtesë ose të përmbajtjeve të tjera nga palët e treta.
Ky udhëzues i Përdoruesit mund të përmendë shërbime ose aplikacione të ofruara nga palë të treta. Përdorimi i

programimeve ose shërbimeve të tilla, mund të kërkojë një regjistrim të veçantë tek pala e tretë ofruese dhe mund

t'u nënshtrohet kushteve të mëtejshme të përdorimit. Për aplikimet që përdoren në ose nëpërmjet një sajti në ueb

të një pale të tretë, ju lutemi rishikoni në fillim kushtet e përdorimit dhe politikën e zbatueshme të privatësisë të

faqeve të tilla në Internet. Sony nuk garanton disponueshmërinë ose funksionimin e të gjitha sajteve të uebit ose

shërbimeve të ofruara nga palët e treta.
Hiqni baterinë për të parë informacionin rregullator, të tillë si shenja CE.
Të gjitha produktet dhe emrat e kompanive të përmendura këtu janë marka tregtare ose marka tregtare të

regjistruara të pronarëve të tyre përkatës. Të gjitha të drejtat që nuk jepen posaçërisht këtu, janë të rezervuara. Të

gjitha markat e tjera tregtare janë pronë e pronarëve të tyre përkatës.
Vizitoni

www.sonymobile.com për më shumë informacion.

Ilustrimet jepen për qëllime shembëllzimi, dhe mund të mos i përgjigjen përpikmërisht pajisjes që keni në dorë.
Ky produkt mbrohet nga disa të drejta të pronësisë intelektuale të Microsoft. Ndalohet përdorimi ose shpërndarja e

një teknologjie të tillë jashtë këtij produkti, pa licensë nga Microsoft.
Pronarët e përmbajtjes përdorin teknologjinë e menaxhimit të të drejtave dixhitale të medias së Windows

(WMDRM), për të mbrojtur pronësinë e tyre intelektuale, duke përfshirë dhe të drejtat e autorit. Kjo pajisje përdor

softuerin WMDRM, për qasjen në përmbajtjet e mbrojtura me WMDRM. Nëse softueri WMDRM nuk arrin ta mbrojë

materialin, pronarët e materialit mund t'i kërkojnë Microsoft-it të revokojë aftësinë e softuerit për të përdorur

WMDRM-në, për riprodhimin ose kopjimin e materialeve të mbrojtura. Revokimi nuk ndikon në përmbajtjet e

pambrojtura. Kur i shkarkoni licensat për përmbajtjet e mbrojtura, ju pranoni që Microsoft-i mund të përfshijë një

listë revokimi me licensat. Pronarët e përmbajtjeve mund t'ju kërkojnë ta përmirësoni WMDRM-në, për qasjen në

përmbajtjet e tyre. Nëse refuzoni një përmirësim, nuk do të jeni në gjendje të përdorni materialet që kërkojnë

përmirësimin.
Ky produkt licensohet sipas licensave të portofolit të patentave MPEG-4 pamore dhe AVC, për përdorim personal

dhe jotregtar të një konsumatori për (i) shifrimin e videove në pajtim me standardin pamor MPEG-4 ("video

MPEG-4") ose standardin AVC ("video AVC) dhe/ose (ii) deshifrimin e videos MPEG- 4 ose AVC që ishte shifruar

nga një konsumator, i cili merret me një veprimtari personale jotregtare dhe/ose ishte siguruar nga një ofrues

videosh të licensuar nga MPEG LA për të ofruar video MPEG-4 dhe/ose AVC. Asnjë licensë nuk jepet ose nuk do të

nënkuptohet për çfarëdo përdorimi tjetër. Informacioni shtesë, duke përfshirë atë lidhur me përdorimet

promocionale, të brendshme dhe tregtare si dhe me licensimin, mund të merret nga MPEG LA, L.L.C. Shikoni

http://www.mpegla.com. Teknologjia e deshifrimit të audios MPEG Layer-3 është licensuar nga Fraunhofer IIS dhe

Thomson.

121

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.