
Kufizime të shërbimeve dhe tipareve
Disa nga shërbimet ose tiparet e përshkruara në këtë Udhëzues përdorimi, nuk
mbështeten në të gjitha shtetet/rajonet ose nga të gjitha rrjetet dhe/ose ofruesit e
shërbimeve në të gjitha zonat. Pa kufizim, kjo vlen për numrin ndërkombëtar të GSM-së
për urgjencën, 112. Kontaktoni me operatorin e rrjetit tuaj ose me ofruesin e shërbimit,
për të përcaktuar disponueshmërinë e çdo shërbimi ose tipari të veçantë dhe nëse
zbatohen tarifa shtesë për qasjen ose përdorimin.
Përdorimi i disa tipareve dhe aplikacioneve të përshkruara në këtë udhëzues mund të
kërkojë qasjen në internet. Mund të shkaktoni faturime për lidhjen e të dhënave, kur
lidheni me internetin nga pajisja. Për më tepër informacion, kontaktoni me operatorin e
rrjetit tuaj pa tel.