Përdorimi i cilësimeve të fotokamerës
Për të rregulluar cilësimet e fotokamerës
1
Aktivizojeni kamerën.
2
Për të shfaqur të gjitha cilësimet, takoni .
3
Përzgjidhni cilësimin që doni të rregulloni dhe pastaj modifikojeni sipas dëshirës.
Për të përshtatur panelin e cilësimeve të fotokamerës
1
Kur kamera është e hapur, takoni , për të shfaqur të gjitha cilësimet.
2
Prekni dhe mbani cilësimin që dëshironi të lëvizni dhe tërhiqeni atë tek pozicioni i
dëshiruar.
Nëse tërhiqni cilësimin jashtë panelit të cilësimeve, ndryshimi anullohet.
Pamja e përgjithshme e cilësimeve të fotokamerës
Normale
Kamera e përparme
Përzgjidhni kamerën e përparme, nëse dëshironi të nxirrni foto autoportreti.
Efekti i figurës
Përdorni efektet tek fotografitë.
Përzgjedhja e skenës
Përdorni një lloj të skenës së programuar paraprakisht për të cilësuar kamerën për gjendjet e
zakonshme.
65
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Lëvizja panoramike
Përdoreni këtë cilësim për të nxjerrë foto panoramike me kënd të gjerë. Thjesht shtypni tastin e kamerës
dhe lëvizeni kamerën në mënyrë të qëndrueshme nga njëra anë në tjetrën.
Rezolucioni
Zgjidhni ndërmjet disa madhësive dhe raporteve të pamjes përpara nxjerrjes së një fotoje.
Një foto me një rezolucion më të lartë kërkon më shumë kujtesë.
5 MP 4:3
Madhësia e fotos 5 megapiksel me raportin e pamjes 4:3. E përshtatshme për fotot që dëshironi t'i
shihni në ekrane jo të gjera ose t'i stamponi me rezolucion të lartë.
3 MP 16:9
Madhësia e fotos 3 megapiksel me raportin e pamjes 16:9. Një format me rezolucion të lartë dhe ekran
të gjerë. Ka një rezolucion më të lartë sesa HD-ja e plotë. E përshtatshme për fotot që dëshironi t'i
shihni në ekrane të gjera.
2 MP 4:3
Madhësia e fotos 2 megapiksel me raportin e pamjes 4:3. E përshtatshme për fotot që dëshironi t'i
shihni në ekrane jo të gjera.
2 MP 16:9
Madhësia e fotos 2 megapiksel me raportin e pamjes 16:9. E përshtatshme për fotot që dëshironi t'i
shihni në ekrane të gjera.
Blici
Përdorni blicin për të nxjerrë foto kur ndriçimi është i pamjaftueshëm ose kur ka një
ndriçim të kundërt.
Automatik
Kamera përcakton automatikisht nëse kushtet e ndriçimit kërkojnë përdorimin e një blici.
Mbush flashin
Përdoreni këtë cilësim kur sfondi është më i shkëlqyeshëm sesa subjekti. Kjo heq hijet e errëta të
padëshirueshme.
Joaktiv
Blici hiqet. Ndonjëherë cilësia e fotos është më e mirë pa blic, edhe sikur ndriçimi të jetë i
pamjaftueshëm. Për të nxjerrë një foto të mirë pa blic duhet ta mbani dorën të palëvizur. Përdorni
kohëvonuesin për të shmangur fotot e turbullta.
Reduktimi i syrit të kuq
Zvogëlon ngjyrën e kuqe të syve kur nxirrni një foto.
Kohëvonues
Me kohëvonuesin mund të nxirrni një foto pa e mbajtur në dorë pajisjen. Përdoreni këtë
funksion për të bërë autoportrete ose foto në grup, ku të gjithë mund të jenë në foto.
Kohëvonuesin mund ta përdorni edhe për të shmangur lëvizjen e kameras kur po nxirrni
foto.
Aktiv (10 s.)
Cilësoni një vonesë prej 10 sekondash që nga trokitja e lehtë e ekranit të kamerës deri në nxjerrjen e
fotos.
Aktiv (2 s.)
Cilësoni një vonesë prej 2 sekondash që nga trokitja e lehtë e ekranit të kamerës deri në nxjerrjen e fotos.
Joaktiv
Fotoja nxirret sapo të trokitni lehtë mbi ekranin e kamerës.
Smile Shutter™
Përdorni funksionin e shkrehësit me buzëqeshje për të përcaktuar se ndaj cilit lloj
buzëqeshjeje të reagojë kamera përpara nxjerrjes së një fotoje.
66
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Hapja e shpejtë
Përdorni cilësimet e hapjes së shpejtë për të hapur kameran nga ekrani i kyçjes. Nëse
pajisja është në modalitetin e fjetjes, shtypni tastin e kameras.
Hape dhe fotografo
Duke shtypur pak çaste tastin e kamerës, fotoja e parë nxirret menjëherë pasi kamera niset nga mënyra
e gjumit.
Vetëm hape (fotokamerë)
Duke shtypur pak çaste tastin e kamerës, kamera niset nga mënyra e gjumit.
Hape dhe regjistro videon
Duke shtypur pak çaste tastin e kamerës, video e parë nxirret menjëherë pasi videokamera niset nga
mënyra e gjumit.
Vetëm hape (videokamera)
Duke shtypur pak çaste tastin e kamerës, videokamera niset nga mënyra e gjumit.
Joaktiv
Mënyra e fokusimit
Funksioni i fokusit kontrollon se cila pjesë e një fotoje duhet të duket qartë. Kur
vetëfokusimi i vazhdueshëm është aktiv, kamera vazhdon të rregullojë fokusin, në mënyrë
që zona brenda kornizës së verdhë të fokusit të qëndrojë e qartë.
Fokusi automatik i një subjekti
Kamera fokusohet automatikisht mbi objektin e përzgjedhur. Vetëfokusimi i vazhdueshëm është aktiv.
Prekni dhe mbani ekranin e kamerës derisa korniza e verdhë e fokusit bëhet blu, duke treguar se fokusi
është vendosur. Fotoja nxirret kur ju hiqni gishtin.
Dallimi i fytyrave
Kamera dallon automatikisht deri në pesë fytyra njerëzish, të treguara nga kornizat në ekran. Kamera
fokusohet automatikisht mbi fytyrën më të afërt. Gjithashtu mund të përzgjidhni se në cilën fytyrë të
fokusoheni duke trokitur lehtë mbi të në ekran. Kur trokitni lehtë mbi ekranin e kamerës, një kornizë blu
tregon se cila fytyrë është e përzgjedhur dhe në fokus. Dallimi i fytyrës nuk mund të përdoret për të gjitha
llojet e skenave. Vetëfokusimi i vazhdueshëm është aktiv.
Fokusi me prekje
Prekni një zonë të veçantë në ekranin e kamerës për të cilësuar zonën e fokusit. Vetëfokusimi i
vazhdueshëm është joaktiv. Prekni dhe mbani ekranin e kamerës derisa korniza e verdhë e fokusit bëhet
blu, duke treguar se fokusi është vendosur. Fotoja nxirret kur ju hiqni gishtin.
Ky cilësim disponohet vetëm në mënyrën e nxjerrjes
Normale.
Vlera e ekspozimit
Përcakton sasinë e dritës në foton që dëshironi të nxirrni. Një vlerë më e lartë tregon një sasi në rritje të
dritës.
Ky cilësim disponohet vetëm në mënyrën e nxjerrjes
Normale.
HDR
Përdorni cilësimin e HDR (Sfera e Lartë Dinamike) për të bërë një foto ndaj një drite të
fortë nga pas ose në kushte kur kontrasti është i mprehtë. HDR kompenson për humbjen
e hollësisë dhe prodhon një fotografi që përfaqëson zonat e errta dhe të shndritshme.
Ky cilësim disponohet vetëm në mënyrën e nxjerrjes
Normale.
Balanca e të bardhës
Cilësimi i balancës së të bardhës rregullon balancën e ngjyrave sipas kushteve të
ndriçimit.
Automatike
Rregullon automatikisht balancën e ngjyrave sipas kushteve të ndriçimit.
67
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Inkandeshente
Rregullon balancën e ngjyrave për kushtet e një ndriçimi të butë si p.sh. nën llampat e dritës.
Fluoreshente
Rregullon balancën e ngjyrave për ndriçimin fluoreshent.
Dritë dite
Rregullon balancën e ngjyrave për kushtet e mjediseve të jashtme me diell.
Me re
Rregullon balancën e ngjyrave për një qiell me re.
Ky cilësim disponohet vetëm në mënyrën e nxjerrjes
Normale.
ISO
Mund ta zvogëloni turbullimin e imazhit të shkaktuar nga errësira ose nga subjektet që
lëvizin, duke rritur ndjeshmërinë ISO.
Automatik
Cilëson automatikisht ndjeshmërinë ISO.
100
Cilëson ndjeshmërinë ISO në 100.
200
Cilëson ndjeshmërinë ISO në 200.
400
Cilëson ndjeshmërinë ISO në 400.
800
Cilëson ndjeshmërinë ISO në 800.
Ky cilësim disponohet vetëm në mënyrën e nxjerrjes
Normale.
Matja
Ky funksion përcakton automatikisht një ekspozim të ekuilibruar mirë, duke matur sasinë
e dritës që bie në imazhin që dëshironi të fotografoni.
Në qendër
Rregullon ekspozimin në qendër të imazhit.
Mesatare
Llogarit ekspozimin sipas sasisë së dritës që bie në të gjithë imazhin.
Selektive
Rregullon ekspozimin në një pjesë shumë të vogël të imazhit që dëshironi të fotografoni.
Ky cilësim disponohet vetëm në mënyrën e nxjerrjes
Normale.
Stabilizuesi i imazhit
Kur nxirri një foto, mund të jetë e vështirë që ta mbani pajisjen pa lëvizur. Stabilizuesi ju
ndihmon duke kompensuar lëvizjet e vogla të dorës.
Gjeoetiketimi
Etiketoni fotot me hollësitë se ku i nxorrët ato.
Aktiv
Kur aktivizohet gjeoetiketimi, te fotot shtohet vendndodhja e përafërt gjeografike kur i nxirrni. Për të
përdorur gjeoetiketimin, duhet të aktivizoni tiparet e vendndodhjes nga menyja
Cilësimet. Që në një foto
të shtohen gjeoetiketat, para se të nxirrni foton duhet të përcaktohet vendndodhja. Vendndodhja juaj
përcaktohet kur shfaqet në ekranin e kamerës. Kur pajisja juaj është duke kërkuar pozicionin tuaj,
shfaqet .
Joaktiv
Kur gjeoetiketimi është hequr, nuk mund të shihni vendndodhjen ku nxorrët një foto.
68
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Ngarkimi automatik
Ngarkoni automatikisht përditësime të fotograive në një shërbim të paracaktuar të rrjetit
social (SNS).
Marrje me prekje
Identifikoni një zonë të caktuar të fokusit, duke prekur me gisht ekranin e kamerës. Fotoja
nxirret sapo të hiqni gishtin. Ky cilësim është i disponueshëm vetëm kur mënyra e
fokusimit është cilësuar në prekjen e fokusit.
Aktiv
Joaktiv
Tingulli shkrepës
Zgjidhni të ndizni ose të fiknin tingullin shkrepës kur rregjistroni një video.
Ruajtja e të dhënave
Mund të zgjidhni të ruani të dhënat tuaja ose në një kartë SD të heqshme ose në
hapësirën ruajtëse të brendshme.
Hapësira ruajtëse e brendshme
Fotot ose videot ruhen në kujtesën e pajisjes.
Karta SD
Fotot ose videot ruhen në kartën SD.