Shtimi i pozicionit gjeografik te fotot tuaja
Ndizni gjeoetiketimin për të shtuar te fotot vendndodhjen e përafërt gjeografike (një
gjeoetiketë) kur i nxirrni. Vendndodhja gjeografike përcaktohet duke përdorur rrjetet pa tel
(celulare ose Wi-Fi®) ose teknologjinë GPS.
Kur në ekranin e kamerës afishohet , gjeoetiketimi është ndezur por pozicioni gjeografik
nuk është gjetur. Kur afishohet , gjeoetiketimi është ndezur dhe vendndodhja
gjeografike është e disponueshme, kështu që fotoja mund të gjeoetiketohet. Kur nuk
afishohet asnjë nga këto dy simbole, gjeoetiketimi është hequr.
Për të aktivizuar gjeoetiketimin
1
Aktivizojeni kamerën.
2
Takoni , pastaj takoni
Gjeoetiketimi > Aktiv.
3
Trokitni lehtë mbi
OK, për të aktivizuar GPS-në dhe /ose rrjetet pa tel.
4
Kontrolloni opsionet që dëshironi të përzgjidhni nën
Shërbimet e vendndodhjes.
5
Pasi të konfirmoni cilësimet, shtypni për t'u kthyer tek ekrani i kamerës.
6
Nëse shfaqet në ekranin e kamerës, vendndodhja juaj është e disponueshme
dhe fotoja mund të gjeoetiketohet. Nëse jo, kontrolloni lidhjen tuaj GPS dhe/ose
lidhjen me rrjetin me valë.