Transferimi i kontakteve duke përdorur një kompjuter
Xperia™ Transfer është një aplikacion që ju ndihmon të mblidhni kontaktet nga pajisja
juaj e vjetër dhe t'i transferoni ato në pajisjen tuaj të re. Xperia™ Transfer, në të cilin
mund të qaseni nga softueri Xperia™ Companion, mbështet pajisjet celulare që
ekzekutohen në iOS/iCloud dhe Android™. Nëse jeni duke kaluar nga një pajisje iOS,
tipari i Përputhjes së aplikacionit sugjeron aplikacione të barasvlershme të Android për
aplikacionet tuaja të iOS.
Për të përdorur Xperia™ Transfer, ju nevojitet:
•
Një kompjuter i lidhur me internetin.
•
Pajisja juaj e re Android™.
•
Një kabllo USB për pajisjen tuaj të re Android™.
•
Pajisja juaj e vjetër.
•
Një kabllo USB për pajisjen tuaj të vjetër.
Mund të mos ju duhet pajisja juaj e vjetër. Për pajisjet iOS, mund të lidhni drejtpërdrejt në
iCloud ose të përdorni një kopje rezervë vendore. Për pajisjet Sony që keni pasur më parë
mund të përdorni kopjet rezervë lokale.
Për të transferuar kontaktet në pajisjen tuaj të re
1
Kërkoni dhe shkarkoni Xperia™ Companion për Windows në
http://support.sonymobile.com/tools/xperia-companion ose Xperia™ Companion
për Mac në http://support.sonymobile.com/tools/xperia-companion-mac nëse
softueri nuk është instaluar tashmë.
2
Lidheni pajisjen me kompjuterin duke përdorur një kabllo USB.
3
Pas instalimit me sukses, hapni softuerin Xperia™ Companion nëse nuk hapet
automatikisht dhe më pas klikoni
Xperia™ Transfer
dhe ndiqni udhëzimet
përkatëse për të transferuar kontaktet tuaja.