Ndarja e përmbajtjes me pajisjet DLNA Certified™
Mund të shihni ose të riprodhoni përmbajtjen e mediave të ruajtur në pajisjen tuaj në
pajisje të tjera, si për shembull një TV ose një kompjuter. Pajisje të tilla duhet të jenë
DLNA Certified™ nga Alenca e Rrjetit të Jetesës Dixhitale dhe të gjitha pajisjet duhet të
jenë të lidhur në të njëjtin rrjet Wi-Fi® si pajisja juaj me qëllim që përmbajtja të ndahet.
Gjithashtu mund të shihni ose të riprodhoni përmbajtjen nga pajisjet e tjera DLNA
Certified™ në pajisjen tuaj.
Pasi konfiguroni ndarjen e përmbajtjes ndërmjet pajisjeve, mundet që, për shembull, të
dëgjoni skedarë muzikorë të ruajtur në kompjuterin e shtëpisë tuaj nga pajisja juaj ose të
shihni foto të nxjerra me kamerën e pajisjes tuaj në një ekran televiziv të madh.
Riprodhimi i skedarëve nga pajisje DLNA Certified™ në pajisjen tuaj
Kur riprodhoni skedarët tuaj nga një pajisje DLNA Certified™ në pajisjen tuaj, kjo pajisje
tjetër shërben si një servër. Me fjalë të tjera, ajo ndan përmbajtjen përmes një rrjeti.
Pajisja e servërit duhet të ketë të aktivizuar funksionin e saj të ndarjes së përmbajtjes dhe
t'i japë lejen e përdorimit pajisjes tuaj. Gjithashtu duhet të jetë e lidhur me të njëjtin rrjet
Wi-Fi® si pajisja juaj.
91
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të riprodhuar një titull të ndarë në pajisjen tuaj
1
Sigurohuni se pajisjet me të cilat dëshironi të bashkëndani skedarët janë të lidhura
në të njëjtin rrjet Wi-Fi® me pajisjen tuaj.
2
Nga Ekrani fillestar juaj, takoni , pastaj gjeni dhe takoni
WALKMAN.
3
Takoni
Muzika ime për të hapur bibliotekën e muzikës.
4
Përzgjidhni një pajisje të lidhur nga lista e pajisjeve të lidhura.
5
Shfletoni dosjet e pajisjes së lidhur dhe përzgjidhni titullin që dëshironi të
riprodhoni. Titulli fillon të riprodhohet automatikisht.
Për të riprodhuar një video të ndarë në pajisjen tuaj
1
Sigurohuni se pajisjet me të cilat dëshironi të bashkëndani skedarët janë të lidhura
në të njëjtin rrjet Wi-Fi® me pajisjen tuaj.
2
Nga Ekrani fillestarjuaj, takoni , pastaj gjeni dhe takoni
Filmat > Pajisjet .
3
Përzgjidhni një pajisje të lidhur nga lista e pajisjeve të lidhura.
4
Shfletoni dosjet e pajisjes së lidhur dhe përzgjidhni videon që dëshironi të
riprodhoni.
Për të parë një foto të ndarë në pajisjen tuaj
1
Sigurohuni se pajisjet me të cilat dëshironi të bashkëndani skedarët janë të lidhura
në të njëjtin rrjet Wi-Fi® me pajisjen tuaj.
2
Nga Ekrani fillestar juaj, takoni .
3
Gjeni dhe takoni
Albumi > Albumet e mia. Të gjitha albumet tuaja në dispozicion
në internet dhe pajisjet e lidhura shfaqen.
4
Përzgjidhni një pajisje të lidhur nga lista e pajisjeve të lidhura.
5
Shfletoni dosjet e pajisjes së lidhur dhe përzgjidhni një foto për t'a parë atë.
Përgatitja për të riprodhuar përmbajtjen nga pajisja juaj në pajisje DLNA
Certified™
Përpara sesa të shihni ose të riprodhoni skedarët e mediave nga pajisja juaj në pajisje të
tjera DLNA Certified™, duhet të konfiguroni ndarjen e skedarëve në pajisjen tuaj. Pajisjet
me të cilat ndani përmbajtje quhen pajisje të klientit. Për shembull, një televizor,
kompjuter ose kompjuter portativ mund të shërbejë si një pajisje e klientit. Pajisja juaj
funksionon si një servër i mediave kur e bën përmbajtjen të disponueshme për pajisjet e
klientit. Kur konfiguroni ndarjen e skedarëve në pajisjen tuaj, gjithashtu duhet t'u jepni
lejen e përdorimit pajisjeve të klientit. Pasi e bëni këtë, pajisje të tilla shfaqen si pajisje të
rregjistruara. Pajisjes që janë duke pritur për lejen e përdorimit renditen si pajisje në pritje.
Për të konfiguruar bashkëndarjen e skedarëve me pajisjet e tjera DLNA Certified™
1
Lidhni pajisjen tuaj me një rrjet Wi-Fi®.
2
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi , pastaj gjeni dhe trokitni lehtë mbi .
3
Trokitni lehtë mbi
Muzika ime për të hapur bibliotekën muzikore.
4
Shtypni , pastaj trokitni lehtë mbi
Serveri i multimediave.
5
Për të aktivizuar funksionin
Bashkëndaj përmbajtjet, zvarrisni rrëshqitësin.
shfaqet në shiritin e gjendjes. Pajisja juaj tani mund të punojë si një server
multimediash.
6
Lidhni kompjuterin tuaj ose pajisje të tjera me të njëjtin rrjet Wi-Fi® me pajisjen
tuaj.
7
Një njoftim shfaqet në shiritin e gjendjes të pajisjes tuaj. Hapni njoftimin dhe
cilësoni lejet e duhura të qasjes për pajisjet e tjera.
Udhëzimet e përshkruara më sipër mund të ndryshojnë në varësi të pajisjeve-klient të
përdorura. Referojuni udhëzuesit të përdorimit të pajisjes-klient për më shumë informacion.
Nëse pajisje nuk mund të lidhet, kontrolloni nëse rrjeti juaj Wi-Fi® funksionon.
Mund të qaseni edhe në menynë
Serveri i multimediave nën Cilësimet > Të tjera... > Cilësimet
e serverit të multimedia.. Nëse mbyllni pamjen Serveri i multimediave, funksioni vazhdon të
funksionojë në sfond.
92
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të ndaluar ndarjen e skedarëve me pajisjet e tjera DLNA Certified™
1
Nga Ekrani fillestar juaj, takoni , pastaj gjeni dhe takoni .
2
Takoni
Muzika ime për të hapur bibliotekën e muzikës.
3
Shtypni , pastaj takoni
Serveri i multimediave.
4
Zvarrisni rrëshqitësin për të çaktivizuar funksionin
Bashkëndaj përmbajtjet.
Për të cilësuar lejet e përdorimit për një pajisje në pritje
1
Nga Ekrani fillestar juaj, takoni , pastaj gjeni dhe takoni .
2
Takoni
Muzika ime për të hapur bibliotekën e muzikës.
3
Shtypni , pastaj takoni
Serveri i multimediave.
4
Përzgjidhni një pajisje nga lista
Pajisjet në pritje.
5
Përzgjidhni një nivel të lejes së përdorimit.
Për të ndryshuar emrin e një pajisje të rregjistruar
1
Nga Ekrani fillestar juaj, takoni , pastaj gjeni dhe takoni .
2
Takoni
Muzika ime për të hapur bibliotekën e muzikës.
3
Shtypni , pastaj takoni
Serveri i multimediave.
4
Përzgjidhni një pajisje nga lista
Pajisjet e regjistruara, pastaj zgjidhni Ndrysho
emrin.
5
Futni një emër të ri për pajisjen.
Për të ndryshuar nivelin e përdorimit të një pajisje të rregjistruar
1
Nga Ekrani fillestar juaj, takoni , pastaj gjeni dhe takoni .
2
Takoni
Muzika ime për të hapur bibliotekën e muzikës.
3
Shtypni , pastaj takoni
Serveri i multimediave.
4
Përzgjidhni një pajisje nga lista
Pajisjet e regjistruara.
5
Trokitni lehtë mbi
Ndrysho nivelin e qasjes dhe përzgjidhni një opsion.
Për të marë ndihmë në lidhje me ndarjen e përmbajtjes me pajisjet e tjera DLNA
Certified™
1
Nga Ekrani fillestar juaj, takoni , pastaj gjeni dhe takoni .
2
Takoni
Muzika ime për të hapur bibliotekën e muzikës.
3
Shtypni , pastaj takoni
Serveri i multimediave.
4
Takoni .
Riprodhimi i skedarëve në një pajisje të Shfaqjes së Mediave Dixhitale
Duke përdorur teknologjinë DLNA™, mund të shtyni përmbajtjen e mediave të ruajtur në
pajisjen tuaj në një pajisje tjetër të lidhur në të njëjtin rrjet Wi-Fi®. Pajisja tjetër duhet të
jetë në gjendje të funksionojë si një pajisje e Shfaqjes së Mediave Dixhitale (DMR), që do
të thotë se mund të shfaqë ose riprodhojë përmbajtjen e marë nga pajisja juaj. Një pajisje
DMR mund të jetë, për shembull, një TV me funksionin DLNA ose një PC që përdor
Windows® 7 ose më të ri.
Cilësimet për aktivizimin e Shfaqjes së Mediave Dixhitale mund të ndryshojë në varësi të
pajisjes së përdorur. Referojuni manualit të përdoruesit për pajisjen përkatëse për më shumë
informacion të hollësishëm.
Përmbajta me Administrimin e të Drejtave Dixhitale (DRM) nuk mund të riprodhohet në një
pajisje të Shfaqjes së Mediave Dixhitale duke përdorur teknologjinë DLNA™.
93
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të parë fotot ose videot nga pajisja juaj në një pajisje DMR
1
Sigurohuni që e keni konfiguruar si duhet pajisjen DMR dhe se ajo është lidhur në
të njëjtin rrjet Wi-Fi® me pajisjen tuaj.
2
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
3
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Albumi.
4
Shfletoni për te skedari që dëshironi të shihni dhe hapeni atë.
5
Trokitni lehtë mbi ekran për të shfaqur shiritat e gjendjes, pastaj trokitni lehtë mbi
dhe përzgjidhni një pajisje DMR me të cilën do të bashkëndani përmbajtjen tuaj.
Skedarët e përzgjedhur fillojnë të riprodhohen sipas kronologjisë në pajisjen që
përzgjidhni.
6
Për t'u shkëputur nga pajisja DMR, trokitni lehtë mbi dhe përzgjidhni pajisjen
tuaj. Skedari e ndalon riprodhimin në pajisjen DMR, por vazhdon të riprodhohet në
pajisjen tuaj.
Gjithashtu mund të bashkëndani një video nga aplikacioni Filmat në pajisjen tuaj duke trokitur
lehtë mbi videon dhe pastaj duke trokitur lehtë mbi .
Për të riprodhuar një pjesë muzikore nga pajisja juaj në një pajisje DMR
1
Sigurohuni që e keni konfiguruar si duhet pajisjen DMR dhe se ajo është lidhur në
të njëjtin rrjet Wi-Fi® me pajisjen tuaj.
2
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi , pastaj gjeni dhe trokitni lehtë mbi
WALKMAN.
3
Trokitni lehtë mbi
Muzika ime për të hapur bibliotekën muzikore.
4
Përzgjidhni një kategori muzikore dhe shfletoni për te pjesa muzikore që dëshironi
të bashkëndani, pastaj trokitni lehtë mbi pjesën muzikore.
5
Trokitni lehtë mbi dhe përzgjidhni pajisjen DMR me të cilën do të bashkëndani
përmbajtjen tuaj. Pjesa muzikore riprodhohet automatikisht në pajisjen që
përzgjidhni.
6
Për t'u shkëputur nga pajisja DMR, trokitni lehtë mbi dhe përzgjidhni pajisjen
tuaj. Pjesa muzikore e ndalon riprodhimin në pajisjen DMR, por vazhdon të
riprodhohet në pajisjen tuaj.