Sony Xperia M - NFC

background image

NFC

Për të aktivizuar funksionin NFC

1

Nga Ekrani fillestar, takoni .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Të tjera....

3

Shënoni kutinë e shënimit për

NFC.

94

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Zona e dallimit NFC

Vendndodhja e zonës së zbulimit të NFC nuk është e njëjtë në të gjitha pajisjet. Kur ndani të

dhëna me një pajisje tjetër duke përdorur NFC, referojuni Udhëzuesit të Përdoruesit të pajisjes

tjetër për më shumë informacion.

Për të ndarë një kontakt me një pajisje tjetër duke përdorur NFC

1

Sigurohuni se të dyja pajisjet ka funksionin NFC të ndezur dhe se të dy ekranët

janë aktiv.

2

Për të parë kontaktet, shkoni tek Ekrani fillestar juaj, takoni , pastaj takoni .

3

Takoni kontaktin që dëshironi të ndani.

4

Mbajeni pajisjen tuaj dhe pajisjen marrës shpinë më shpinë, në mënyrë që zonat e

dallimit të NFC-së të secilës pajisje të prekin njëra-tjetrën. Kur pajisjet lidhen, ata

dridhen dhe riprodhojnë një tingull të shkurtër. Një miniaturë e kontaktit shfaqet.

5

Takoni miniaturën për të filluar transferimin.

6

Kur transferimi ka përfunduar, informacioni i kontaktit shfaqet në ekranin e pajisjes

marrëse dhe ruhet gjithashtu në pajisjen marrëse.

Për të bashkëndarë një skedar muzike me një pajisje tjetër duke përdorur NFC-në

1

Sigurohuni se si pajisja juaj, ashtu edhe pajisja marrëse kanë funksionin NFC të

aktivizuar dhe të dy ekranët janë aktivë.

2

Për të hapur aplikacionin "WALKMAN", takoni , pastaj gjeni dhe takoni .

3

Takoni kartelën

Muzika ime për të hapur bibliotekën muzikore.

4

Përzgjidhni një kategori të muzikës dhe shfletoni tek pjesa që dëshironi të ndani.

5

Takoni pjesën muzikore për ta riprodhuar. Pastaj mund të takoni për të

ndërprerë pjesën muzikore. Transferimi funksionon qoftë kur pjesa muzikore është

duke u riprodhuar, qoftë kur është ndërprerë.

6

Mbajeni pajisjen tuaj dhe pajisjen marrës shpinë më shpinë, në mënyrë që zonat e

dallimit të NFC-së të secilës pajisje të prekin njëra-tjetrën. Kur pajisjet lidhen, ata

dridhen dhe riprodhojnë një tingull të shkurtër. Një miniaturë e pjesës muzikore

shfaqet.

7

Takoni miniaturën për të filluar transferimin.

8

Kur të ketë mbaruar transferimi, skedari muzikor riprodhohet menjëherë në pajisjen

marrëse. Në të njëjtën kohë, skedari ruhet në pajisjen marrëse.

Ju mund të mos jeni në gjendje t'i kopjoni, dërgoni ose transferoni objektet e mbrojtura me të

drejtat e autorit.

95

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të bashkëndarë një foto ose video me një pajisje tjetër duke përdorur NFC-në

1

Sigurohuni se të dyja pajisjet ka funksionin NFC të ndezur dhe se të dy ekranët

janë aktiv.

2

Për të parë fotot dhe videot në pajisjen tuaj, shkoni në Ekrani fillestar tuaj, takoni

, pastaj gjeni dhe takoni

Albumi.

3

Takoni foton ose videon që dëshironi të bashkëndani.

4

Mbajeni pajisjen tuaj dhe pajisjen marrës shpinë më shpinë, në mënyrë që zonat e

dallimit të NFC-së të prekin njëra-tjetrën. Kur pajisjet lidhen, ata dridhen dhe

riprodhojnë një tingull të shkurtër. Një miniaturë e fotos ose videos shfaqet.

5

Takoni miniaturën për të filluar transferimin.

6

Kur të ketë mbaruar transferimi, fotoja ose videoja shfaqet në ekranin e pajisjes

marrëse. Në të njëjtën kohë, objekti ruhet në pajisjen marrëse.

Gjithashtu mund të përdorni NFC për të bashkëndarë një video nga aplikacioni Filmat.

Për të ndarë një adresë të internetit me një pajisje tjetër duke përdorur NFC

1

Sigurohuni se të dyja pajisjet ka funksionin NFC të ndezur dhe se të dy ekranët

janë aktiv.

2

Nga Ekrani fillestar juaj, takoni “ .

3

Për të hapur shfletuesin e internetit, gjeni dhe takoni “ .

4

Ngarkoni faqen në internet që dëshironi të ndani.

5

Mbajeni pajisjen tuaj dhe pajisjen marrës shpinë më shpinë, në mënyrë që zonat e

dallimit të NFC-së të prekin njëra-tjetrën. Kur pajisjet lidhen, ata dridhen dhe

riprodhojnë një tingull të shkurtër. Një miniaturë e faqes së internetit shfaqet.

6

Takoni miniaturën për të filluar transferimin.

7

Kur transferimi ka përfunduar, faqja e internetit shfaqet në ekranin e pajisjes

marrëse.

Skanimi i etiketave NFC

Pajisja juaj mund të skanojë lloje të ndryshme të etiketave NFC. Për shembull, mund të

skanojë etiketat e vendosura në një poster, në një reklamë në pankartë ose pranë një

produkti në një dyqan të shitjes me pakicë. Mund të merrni informacion shtësë, si një

adresë të Internetit.

Për të skanuar një etiketë NFC

1

Sigurohuni se pajisja ka funksionin NFC të ndezur dhe se ekrani është aktiv.

2

Vendosni pajisjen tuaj mbi etiketën që pjesa e zbulimit NFC t'a prekë atë. Pajisja

juaj skanon etiketën dhe shfaqe përmbajtjen e grumbulluar. Takoni përmbajtjen e

etiketës për t'a hapur atë.

3

Për të hapur etiketën, takojeni atë.

Pagesa për objekte me pajisjen tuaj

Mund të përdorni aplikacionin Google Wallet™ ose aplikacionin portofoli i Operatorit në

pajisjen tuaj për të paguar për objekte në dyqane që lejojnë metodat e pagimit me NFC.

Thjesht takoni pajisjen tuaj në vendet e caktuara të pagesës elektronike për të paguar

për blerjet tuaja. Pagesat mbështeten në një kartë krediti ose debiti ose nëpërmjet

kartave ose kuponave të parapaguar. Informacioni i pagesës tuaj vendoset në

aplikacionin e pagesës, në mënyrë që të mos keni nevojë për t'a futur atë secilën herë.

Për të përdorur portofolin e Operatorit, karta juaj SIM duhet të ketë një element të sigurtë të

përfshirë. Kontaktoni operatorin e rrjetit tuaj për më tepër hollësi.

Google Wallet™

Përdorni aplikacionin Google Wallet™ në telefonin tuaj për të paguar për mallra në

banak. Nëse ekziston një terminal që lejon përdorimin e NFC-së në banak, thjesht mund

të takoni pajisjen tuaj në terminal për të paguar. Google Wallet™ ruan hollësitë e kartave

tuaja të kreditit dhe debitit, si dhe hollësi të kuponëve dhe ofertave të tjera speciale.

Shumica e llojeve kryesore të kartave të kreditit janë të përdorshme. Tiparet e sigurisë

96

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

përfshijnë një PIN, ruajtje të shifruar dhe aftësinë për të çaktivizoj nga larg një portofol të

humbur.

Portofoli i përdoruesit

Aplikacioni i portofolit të përdoruesit ju lejon të përdorni një shumëllojshmëri shërbimesh

që sigurohen nga operatori juaj i rrjetit, si një opsion për të paguar për objekte në trena

dhe dyqane të nëndheshme. Kontaktoni operatorin tuaj të rrjetit për më tepër

informacion mbi shërbime të tilla.

Për të përzgjedhur një portofol për të përdorur në pajisjen tënde

1

Sigurohuni se funksioni NFC është aktivizuar.

2

Nga Ekrani fillestar juaj, takoni “ .

3

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Të tjera....

4

Takoni

Trajtuesi i sigurisë NFC dhe përzgjidhni një opsion.

Lidhja me një pajisje të pajtueshme NFC

Mund të lidhni pajisjen tuaj me pajisje të tjera të pajtueshme me NFC të prodhuara nga

Sony, si një altoparlant ose një kufje. Kur krijoni këtë lloj lidhje, referojuni udhëzuesit të

përdorimit të pajisjes së pajtueshme për më shumë informacion.

Mund të keni nevojë të keni Wi-Fi® ose Bluetooth™ të aktivizuar në të dyja pajisjet që lidhja të

funksionojë.