Teknologjia Bluetooth™ pa tel
Përdorni funksionin Bluetooth™ për të dërguar skedarë te pajisjet e tjera të pajtueshme
me Bluetooth™ ose për t'u lidhur me pajisjet pa duar. Aktivizoni funksionin Bluetooth™
në pajisjen tuaj dhe krijoni lidhje pa tel me pajisje të tjera të pajtueshme me Bluetooth™,
të tilla si kompjuterë, pajisje pa duar dhe telefona. Lidhjet Bluetooth™ punojnë më mirë
brenda 10 metrave (33 këmbë), pa sende të ngurta ndërmjet tyre. Në disa raste, do t'ju
duhet ta çiftoni me dorë pajisjen tuaj me pajisjet e tjera Bluetooth™.
Ndërveprueshmëria dhe pajtueshmëria midis pajisjeve Bluetooth™ mund të ndryshojë.
Për të aktivizuar funksionin Bluetooth™ dhe t'a bëni pajisjen tuaj të dukshëm
1
Nga Ekrani fillestar juaj, takoni .
2
Gjeni dhe takoni
Cilësimet.
3
Takoni çelësin ndezja-fikja përbri
Bluetooth për të ndezur funksionin Bluetooth™.
4
Takoni
Bluetooth. Pajisja juaj dhe një listë e pajisjeve të disponueshme
Bluetooth™ shfaqet.
5
Takoni emrin e pajisjes tuaj për t'a bërë pajisjen tuaj të dukshëm ndaj pajisjeve të
tjera Bluetooth™.
Për të rregulluar kohën e dukshmërisë së pajisjes ndaj pajisjeve të tjera Bluetooth™
1
Nga Ekrani fillestar juaj, takoni .
2
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Bluetooth.
3
Shtypni dhe përzgjidhni
Mbarimi i afatit të dukshmër..
4
Përzgjidhni një opsion.
Emërtimi i pajisjes tuaj
Mund t'i jepni pajisjes tuaj një emër. Ky emër u tregohet pajisjeve të tjera pasi të keni
ndezur funksionin Bluetooth™ dhe pajisja juaj është vendosur në të dukshëm.
97
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të emërtuar pajisjen
1
Sigurohuni që funksioni Bluetooth™ është aktivizuar.
2
Nga Ekrani fillestar juaj, takoni .
3
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Bluetooth.
4
Shtypni dhe përzgjidhni
Riemërto telefonin.
5
Futni një emër për pajisjen.
6
Takoni
Riemërto.
Çiftimi me një pajisje tjetër Bluetooth™
Kur e çiftoni pajisjen tuaj me një pajisje tjetër, mund ta lidhni për shembull pajisjen tuaj me
një kufje Bluetooth™ ose me një set pajisjesh për makinë Bluetooth™ dhe t'i përdorni
këto pajisje për të bërë dhe për të marrë telefonata.
Pasi ta çiftoni pajisjen tuaj me një pajisje Bluetooth™, pajisja do ta mbajë mend këtë
çiftim. Kur e çiftoni pajisjen me një pajisje Bluetooth™, mund të duhet të futni një
kodkalim. Pajisja juaj do të provojë automatikisht kodkalimin e përgjithshëm 0000. Nëse
ai nuk funksionon, shikoni manualin e përdoruesit të pajisjes suaj Bluetooth™ për të
marë kodkalimin e pajisjes. Kur të lidheni herën tjetër me një pajisje Bluetooth™ të
çiftuar, nuk do të nevojitet ta rifutni kodkalimin.
Disa pajisje Bluetooth™, për shembull, shumica e kufjeve Bluetooth™, kërkojnë që edhe
t'i çiftoni, edhe t'i lidhni me pajisjen tjetër.
Pajisjen mund ta çiftoni me disa pajisje Bluetooth™, por mund të lidheni njëkohësisht
vetëm me një profil Bluetooth™.
Për të çiftuar pajisjen tuaj me një pajisje tjetër Bluetooth™
1
Sigurohuni që pajisja me të cilën doni ta çiftoni pajisjen tuaj e ka të aktivizuar
funksionin Bluetooth™ dhe është e dukshme për pajisjet e tjera Bluetooth™.
2
Nga Ekrani fillestar, takoni .
3
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Bluetooth. Të gjitha pajisjet e disponueshme
Bluetooth™ shfaqen në një listë.
4
Trokitni lehtë mbi pajisjen Bluetooth™ me të cilën doni ta çiftoni pajisjen tuaj.
5
Futni një kodkalim, nëse kërkohet ose konfirmoni të njëjtin kodkalim në të dyja
pajisjet. Pajisja juaj dhe pajisja Bluetooth™ tani janë çiftuar.
Për të lidhur pajisjen tuaj me një pajisje tjetër Bluetooth™
1
Nëse jeni duke u lidhur me një pajisje Bluetooth që ju kërkon fillimisht të çiftoni
pajisjen para lidhjes, ndiqni hapat përkatës për çiftimin e pajisjes me atë pajisje.
2
Nga Ekrani fillestar juaj, takoni .
3
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Bluetooth.
4
Trokitni lehtë mbi pajisjen Bluetooth™ me të cilën dëshironi të lidhni pajisjen.
Për të anuluar çiftimin e një pajisjeje Bluetooth™
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Bluetooth.
3
Nën
Pajisjet e çiftuara, trokitni lehtë mbi përbri emrit të pajisjes, çiftimin e së
cilës doni të anuloni.
4
Trokitni lehtë mbi
Ndahu.
Dërgimi dhe marrja e objekteve duke përdorur teknologjinë Bluetooth™
Ndani objektet me pajisjet e tjera të pajtueshme Bluetooth™, të tilla si telefonë ose
kompjuterë. Mund të dërgoni dhe merrni disa lloje objektesh duke përdorur funksionin
Bluetooth™, të tillë si:
•
Foto dhe video
•
Muzikën dhe skedarë të tjerë audio
•
Kontaktet
•
Faqet në Internet
98
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të dërguar objekte duke përdorur Bluetooth™
1
Pajisja marrëse: Sigurohuni se funksioni Bluetooth™ është aktivizuar dhe se
pajisja është e dukshme për pajisjet e tjera Bluetooth™.
2
Pajisja e dërgimit: Hapni aplikacionin që përmban objektin që dëshironi të dërgoni
dhe kaloni tek objekti.
3
Në varësi të aplikacionit dhe objektit që doni të dërgoni, mund t'ju duhet, për
shembull, ta prekni dhe mbani objektin, ta hapni objektin ose të shtypni . Mund të
ekzistojnë dhe mënyra të tjera për dërgimin e një objekti.
4
Përzgjidhni
Bashkëndaj ose Dërgo.
5
Përzgjidhni
Bluetooth.
6
Aktivizoni Bluetooth™, nëse ju kërkohet ta bëni këtë.
7
Takoni emrin e pajisjes marrëse.
8
Pajisja marrëse: Nëse ju kërkohet, pranoni lidhjen.
9
Pajisja e dërgimit: Nëse ju kërkohet, konfirmoni transferimin në pajisjen marrëse.
10
Pajisja marrëse: Pranoni objektin që hyn.
Për të marrë objektet duke përdorur Bluetooth™
1
Sigurohuni që funksioni Bluetooth™ është aktivizuar dhe është i dukshëm për
pajisjet e tjera Bluetooth™.
2
Pajisja dërguese tani fillon dërgimin e të dhënave në pajisjen tuaj.
3
Nëse kërkohet, futni të njëjtin kodkalimi në të dy pajisjet ose konfirmoni kodkalimin
e sugjeruar.
4
Kur njoftoheni për një skedar të ardhur në pajisjen tuaj, tërhiqni shiritin e gjendjes
për poshtë dhe takoni njoftimin për të pranuar transferimin e skedarit.
5
Takoni
Prano për të filluar transferimin e skedarit.
6
Për të parë përparimin e transferimit, tërhiqni shiritin e gjendjes për poshtë.
7
Për të hapur një objekt, tërhiqni shiritin e gjendjes për poshtë dhe takoni njofitmin
përkatës.
Për të parë skedarët që keni marrë me anën e Bluetooth™
1
Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Bluetooth.
3
Shtypni dhe përzgjidhni
Afisho skedarët e marrë.