Transferimi dhe trajtimi i materialeve duke përdorur një kabllo
USB
Përdorni një lidhje me kabllo USB ndërmjet një kompjuteri dhe pajisjes tuaj, për
transferim dhe administrim të thjeshtë të skedarëve tuaj. Pasi të dy pajisjet të jenë lidhur
mund të tërhiqni dhe vendosni përmbajtje ndërmjet pajisjes dhe kompjuterit tuaj ose
ndërmjet hapësirës ruajtëse të brendshme të pajisjes tuaj dhe kartës SD duke përdorur
shqyrtuesin e skedarëve të kompjuterit tuaj.
Për të transferuar përmbajtje midis pajisjes tuaj dhe një kompjuteri me anë të një
kablloje USB.
1
Lidheni pajisjen me kompjuterin duke përdorur kabllon USB. Në shiritin e gjendjes
në ekranin e pajisjes tuaj shfaqet
Hapësira ruajtëse e brendshme dhe karta SD u
lidhën.
2
Kompjuteri: Hapni Microsoft® Windows® Explorer nga desktopi dhe prisni derisa
hapësira ruajtëse e brendshme e pajisjes tuaj dhe karta SD të shfaqen si disqe të
jashtme në Microsoft® Windows® Explorer.
3
Kompjuteri: Zvarritni dhe lëshoni skedarët e dëshiruar midis pajisjes dhe
kompjuterit.
99
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.