Sony Xperia M - Bateria

background image

Bateria

Ngarkimi i baterisë

Bateria juaj është pjesërisht e ngarkuar kur e blini pajisjen tuaj. Mund të duhen disa

minuta përpara sesa ikona e baterisë shfaqet në ekran kur lidhni kabllon e ngarkuesit

me një burim të energjisë, si një portë USB ose një ngarkues. Pajisjen tuaj mund ta

përdorni edhe kur është duke u ngarkuar. Ngarkimi i pajisjes për një kohë të gjatë, për

shembull gjithë natën, nuk e dëmton baterinë apo pajisjen.

Për të ngarkuar pajisjen tuaj

10

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

1

Futni ngarkuesin në një prizë elektrike.

2

Futni njërin skaj të kabllos USB në ngarkues (ose në portën USB të një

kompjuteri).

3

Futeni skajin tjetër të kabllos në portën micro USB në pajisje, me simbolin USB të

drejtuar lart. Drita e njoftimit ndizet kur fillon ngarkimi.

4

Kur drita e njoftimit është e gjelbër, pajisja është ngarkuar plotësisht. Shkëputeni

kabllon USB nga pajisja duke e tërhequr drejt jashtë. Sigurohuni që të mos e

përkulni lidhësin kur të hiqni kabllon nga pajisja.

Nëse bateria është plotësisht e shkarkuar, mund të kalojnë disa minuta para se të ndirçohet

drita e njoftimit pasi të keni lidhur kabllon e ngarkuesit të pajisjes me një burim energjie.

Drita e njoftimit të gjendjes së baterisë

E gjelbër

Bateria është plotësisht e ngarkuar

E kuqe pulsuese

Niveli i baterisë është i ulët

Portokalli

Bateria është duke u ngarkuar. Niveli i baterisë është midis "i ulët" dhe "plot"

Për të kontrolluar nivelin e baterisë

1

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Rreth telefonit > Gjendja > Niveli i

baterisë.

Rritja e rendimentit të baterisë

Këshillat e mëposhtme mund t'ju ndihmojnë që të përmirësoni rendimentin e baterisë:

Ngarkojeni shpesh pajisjen tuaj. Kjo nuk do të ndikojë jetën e baterisë.

Shkarkimi i të dhënave nga Interneti konsumon energji. Kur nuk jeni duke përdorur

Interneti, mund të kurseni energjinë duke çaktivizuar të gjitha lidhjet e të dhënave celulare

nga paneli i njotimeve duke tërhequr për poshtë shiritin e gjendes. Ky cilësim nuk

parandalon pajisjen tuaj nga transmetimi i të dhënave përmes rrjetëve të tjerë me valë.

Fikni Bluetooth® dhe Wi-Fi® kur nuk keni nevojë për këto tipare. Mund t'i fikni dhe t'i

ndizni ato më lehtësisht nga paneli i njoftimeve duke tërhequr për poshtë shiritin e

gjendjes.

Përdorni tiparet

Regjimi STAMINA dhe Mod. bateria e rënë për të pakësuar konsumin e

baterisë. Mund të përzgjidhni regjimin e kursimit të energjisë që i përshtatet më mirë

mënyrës me të cilën e përdorni pajisjen. Mund të përshtatni edhe cilësimet e çdo regjimi

të kursimit të energjisë.

Cilësoni sinkronizimin e aplikacionëve tuaj (të përdorur për të sinkronizuar postën

elektronike, kalendarin dhe kontaktet tuaj) që të sinkronizohen me dorë. Gjithashtu mund

të sinkronizoni automatikisht, por rrisni intervalet e sinkronizimit.

Kontrolloni menunë e përdorimit të baterisë në pajisjen tuaj për të parë se cilët

aplikacionë përdorin energjinë më të shumtë. Bateria konsumon më shumë energji kur

përdorni aplikacione të rrjedhjes së videove dhe muzikës, të tilla si YouTube™. Edhe disa

aplikacione të shkarkuara nga Google Play™ mund të konsumojnë më shumë energji.

Mbyllni dhe dilni nga aplikacionet që nuk po përdorni.

Ulni nivelin e ndriçimit të shfaqjes së ekranit.

Fikni pajisjen ose aktivizoni cilësimin

Modalitet Në avion, nëse jeni në një zonë që nuk

mbulohet nga rrjeti. Përndryshe, pajisja do të vazhdojë të kërkojë rrjete për t'i përdorur

dhe kjo konsumon energji.

Për dëgjimin e muzikës, përdorni pajisje pa duar origjinale të Sony™. Pajisjet pa duar

kërkojnë më pak energji baterie se sa altoparlantët e pajisjes tuaj.

Mbajeni pajisjen në modalitetin gatishmëri sa herë të jetë e mundur. Koha e gatishmërisë

i referohet kohës gjatë së cilës pajisja juaj është e lidhur me rrjetin dhe nuk është duke u

përdorur.

Çaktivizoni çdo sfond dinamik.

Për qasjen në menynë e përdorimit të baterisë

1

Nga Ekrani fillestar juaj, takoni .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Menaxhimi i energjisë > Përdorimi i baterisë.

11

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Përdorimi i modelitetit QENDRUESHMERIA

Aktivizoni pajisjen

Regjimi STAMINA për të ndërprerë lidhjen tuaj Wi-Fi®, trafikun e të

dhënave dhe disa aplikacione të konsumit të energjisë kur ekrani juaj është joaktiv. Kur

modaliteti QENDRUESHMERIA është aktiv, ende mund të merrni telefonata dhe

mesazhe me tekst ose multimediale. Gjithashtu mund të konfiguroni një listë të

aplikacioneve për të lejuar që disa aplikacione të vazhdojnë të përdoren kur ekrani juaj

është joaktiv. Pasi ekrani të bëhet përsëri aktiv, vazhdojnë të gjitha funksionet e

ndërprera.

Për të aktivizuar modalitetin QENDRUESHMERIA

1

Nga Ekrani fillestar juaj, takoni “ .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Menaxhimi i energjisë.

3

Takoni , pranë

Regjimi STAMINA, pastaj takoni Aktivizo.

Për të çaktivizuar modalitetin QENDRUESHMERIA

1

Nga Ekrani fillestar juaj, takoni “ .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Menaxhimi i energjisë.

3

Takoni pranë

Regjimi STAMINA.

Për të ndryshuar cilësimet për modalitetin QENDRUESHMERIA

1

Nga Ekrani fillestar juaj, takoni .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Menaxhimi i energjisë.

3

Për të hapur menynë e cilësimeve, takoni

Regjimi STAMINA.

4

Shtoni ose hiqni aplikacionet si dëshirohet.

5

Kur të mbaroni, takoni

U krye.

Vlerësimi i kohës së gatishmërisë së pajisjes tuaj

Koha e gatishmërisë i referohet sasisë së kohës që mund të zgjasë bateria kur pajisja juaj

është e lidhur me rrjetin, por nuk është në përdorim aktiv, për shembull, për të marë ose

bërë telefonata. Modaliteti STAMINA, kur aktivizohet, vlerëson vazhdimisht kohën e

gatishmërisë të mbetur, e cila mund të ndryshojë në varësi sesi e përdorni pajisjen tuaj.

Modaliteti STAMINA është më i efektshëm në zgjatjen e kohës së gatishmërisë nëse e

mbani të kyçur ekranin e pajisjes tuaj. Nëse rrallë e kyçni ekranin, mund të mos shihni

shumë përmirësim në rendimentin e baterisë.

Kur e përdorni pajisjen tuaj për herë të parë, koha e vlerësuar e gatishmërisë mund të mos jetë

e saktë meqënse nuk ka asnjë histori të përdorimit të mëparshëm nga e cila të vlerësohet.

Për të parë kohën e përafërt të gatishmërisë

1

Nga Ekrani fillestar juaj, takoni .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Menaxhimi i energjisë.

Përdorimi i modalitetit të baterisë së paktë

Mund të aktivizoni tiparin

Mod. bateria e rënë për të ruajtur energjinë kur niveli i baterisë

është i ulët. Ky tipar ju ndihmon të rregulloni cilësimet për shkëlqimin e ekranit, trafikun e

të dhënave dhe funksionin e vibrimit, në mënyrë që të mund të pakësoni konsumin e

baterisë.

Për të aktivizuar modalitetin e baterisë së paktë

1

Zvarritni poshtë shiritin e gjendjes dhe më pas trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe takoni

Menaxhimi i energjisë.

3

Zvarritni rrëshqitësin pranë

Mod. bateria e rënë në të djathtë.

Për të çaktivizuar modalitetin e baterisë së paktë

1

Nga Ekrani fillestar juaj, takoni “ .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Menaxhimi i energjisë.

3

Takoni pranë

Mod. bateria e rënë.

12

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të ndryshuar cilësimet për modalitetin e baterisë së paktë

1

Nga Ekrani fillestar juaj, takoni .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Menaxhimi i energjisë.

3

Për të hapur menynë e cilësimeve, takoni

Mod. bateria e rënë.

4

Rregulloni cilësimet si dëshirohet.

5

Kur të mbaroni, takoni .