Sony Xperia M - Cilësimet e mesazhimit dhe të Internetit

background image

Cilësimet e mesazhimit dhe të Internetit

Për të dërguar mesazhe shkrimore dhe multimediale, dhe për të përdorur Internetin,

duhet të keni një lidhje celulare për të dhënat dhe cilësimet e duhura në telefon. Ka

mënyra të ndryshme si t'i merrni këto cilësime:

Për shumicën e rrjeteve dhe operatorëve të telefonave celularë, cilësimet për mesazhim

dhe Internet vijnë të parainstaluara në pajisje. Pastaj mund të filloni të përdorni Internetin

dhe të dërgoni mesazhe menjëherë.

Në disa raste, do t'ju jepet opsioni që të shkarkoni cilësimet për Internetin dhe

mesazhimin kur e ndizni pajisjen për herë të parë. Gjithashtu është e mundur t'i shkarkoni

këto cilësime më vonë nga menyja

Cilësimet.

Mund të shtoni dhe t'i ndryshoni cilësimet e Internetit dhe rrjetit me dorë në pajisjen tuaj

në çdo kohë. Kontaktoni operatorin e rrjetit tuaj për informacion të hollësishëm rreth

cilësimeve të Internetit dhe mesazhimit tuaj.

Për të shkarkuar cilësimet e mesazhimit dhe të Internetit

1

Nga Ekrani fillestar juaj, takoni .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Xperia™ > Cilësimet e internetit.

3

Takoni

Pranoj.

Për të rikonfiguruar cilësimet fillestarë të Internetit

1

Nga Ekrani fillestar, takoni .

2

Takoni

Cilësimet > Të tjera... > Rrjetet celulare > Emrat e pikave të qasjes.

3

Takoni .

4

Takoni

Vendos në default.

Emrat e pikave të hyrjes (APN-të)

Një APN përdoret për të krijuar lidhje të të dhënvae mes pajisjes tuaj dhe Internetit. APN

përcakton se cilin lloj të adresës IP të përdoret, cilat metoda të sigurisë të sillet dhe cilat

lidhje me fund të fiksuar të përdoren. Kontrolli i APN-së është i dobishëm kur nuk mund

të përdorni Internetin, nuk keni lidhje të të dhënave ose nuk mund të dërgoni ose të

merrni mesazhe multimediale.

Për të parë APN e tanishme

1

Nga Ekrani fillestar, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Të tjera... > Rrjetet celulare.

3

Takoni

Emrat e pikave të hyrjes.

Nëse keni disa lidhje të disponueshme, lidhja aktive me rrjetin tregohet nga një buton i

shënuar.

Për të shtuar me dorë cilësimet e Internetit

1

Nga Ekrani fillestar, takoni .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Të tjera... > Rrjetet celulare > Emrat e pikave të

hyrjes.

3

Takoni .

4

Takoni

APN e re.

5

Takoni

Emri dhe futni emrin e profilit të rrjetit që doni të krijoni.

6

Takoni

APN dhe futni emrin e pikës së hyrjes.

7

Futni të gjithë informacionin tjetër të kërkuar nga operatori i rrjetit tuaj.

8

Takoni , pastaj takoni

Ruaj.