Gjendja dhe njoftimet
Shiriti i gjendjes në pjesën e sipërme të ekranit tuaj tregon se çfarë po ndodh në pajisjen
tuaj. Në të majtë, merrni njoftime kur ka ndonjë gjë të re ose që po zhvillohet. Për
shembull, njoftimet e mesazheve të reja dhe të kalendarit shfaqen këtu. Ana e djathtë
tregon fuqinë e sinjalit, gjendjen e baterisë dhe informacion tjetër.
Shiriti i gjendjes ju lejon të rregulloni cilësimet thelbësore në pajisjen tuaj, për shembull,
Wi-Fi®, Bluetooth™, trafikun e të dhënave dhe zërin. Gjithashtu mund të hapni menynë e
cilësimeve nga paneli i njoftimeve për të rregulluar cilësimet e tjera.
Një dritë e njoftimit gjithashtu ju jep informacionin e gjendjes së baterisë dhe disa
njoftime. Për shembull, një dritë blu që vezullon do të thotë se ka një mesazh të ri ose një
telefonatë të humbur. Drita e njoftimit mund të mos punojë kur niveli i baterisë është i
ulët.
Kontrolli i njoftimeve dhe veprimtarive të vazhdueshme
Mund të tërhiqni poshtë rripin e gjendjes për të hapur panelin e njoftimit dhe të merrni më
shumë informacion. Për shembull, mund ta përdorni panelin për të hapur një mesazh të ri
ose për të parë një ngjarje në kalendar. Gjithashtu mund të hapni edhe disa aplikacione
që ekzekutohen në sfond, të tillë si riprodhuesi muzikor.
Për të hapur panelin e njoftimeve
•
Tërhiqeni poshtë rripin e gjendjes.
19
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të mbyllur panelin e njoftimeve
•
Tërhiqeni lart kartelën në pjesën e poshtme të panelit të njoftimit.
Për të hapur një aplikacion ekzekutues nga paneli i njoftimeve
•
Trokitni lehtë mbi ikonën e aplikacionit ekzekutues për ta hapur.
Për të zbrazur një njoftim nga paneli i njoftimeve
•
Vendoseni gishtin mbi një njoftim dhe goditeni lehtë majtas ose djathtas.
Për të zbrazur panelin e njoftimeve
•
Nga paneli i njoftimeve, trokitni lehtë mbi
Pastro.
Cilësimi i pajisjes tuaj nga paneli i njoftimeve
Mund të hapni menynë e cilësimeve nga paneli i njoftimeve për të rregulluar cilësimet
thelbësore të pajisjes. Për shembull, mund të ndizni Wi-Fi®.
Për të hapur menynë e cilësimeve të pajisjes nga paneli i njoftimeve
1
Tërhiqeni poshtë shiritin e gjendjes.
2
Takoni .
Për të rregulluar cilësimet e zërit nga paneli i njoftimeve
1
Tërhiqeni poshtë shiritin e gjendjes.
2
Takoni .
Për të kontrolluar funksionin Bluetooth™ nga paneli i njoftimeve
1
Tërhiqeni poshtë shiritin e gjendjes.
2
Takoni .
Për të kontrolluar funksionin Wi-Fi® nga paneli i njoftimeve
1
Tërhiqeni poshtë shiritin e gjendjes.
2
Takoni .
Për të aktivizuar ose çaktivizuar trafikun e të dhënave nga paneli i njoftimeve
1
Tërhiqeni poshtë shiritin e gjendjes.
2
Takoni .