Kujtesa
Mund ta ruani përmbajtjen në hapësirën ruajtëse të brendshme të pajisjes dhe në një
kartë të kujtesës.
Karta e kujtesës
Pajisja juaj lejon përdorimin e një karte të kujtesës microSD™, e cila përdoret për ruajtjen
e përmbajtjes. Kjo lloj karte mund të përdoret edhe si një kartë e kujtesës së lëvizshme
me pajisjet e tjera të përputhshme.
Mund të duhet të blini veçmas një kartë të kujtesës.
Formatimi i kartës së kujtesës
Mund të formatoni kartën e kujtesës në pajisjen tuaj, për shembull për të hapur vend në
kujtesë. Kjo do të thotë se fshini të gjitha të dhënat në kartë.
Të gjitha materialet në kartën e kujtesës do të humbin. Sigurohuni që të keni bërë arkivimin e
çdo gjëje që dëshironi të ruani, përpara formatimit të kartës së kujtesës. Për të arkivuar
përmbajtjen tuaj, mund t'a kopjoni atë në kompjuterin tuaj.