Përdorimi i ekranit me prekje
Kur e blini pajisjen tuaj, në ekranin e saj është ngjitur tashmë një fletë plastike mbrojtëse.
Duhet t'a hiqni këtë fletë përpara sesa të përdorni ekranin me prekje. Përndryshe, ekrani
me prekje mund të mos funksionojë siç duhet.
Kur pajisja juaj është ndezur dhe nuk është përdorur për një periudhë të caktuar kohë,
ekrani errësohet për të ruajtur energjinë e baterisë dhe kyçet automatikisht. Kjo kyçje
parandalon veprimet e padëshiruara në ekranin me prekje kur nuk jeni duke e përdorur.
Gjithashtu mund të cilësoni kyça personalë për të mbrojtur abonimin tuaj dhe për t'u
siguruar se vetëm ju mund të përdorni përmbajtjen në pajisjen tuaj.
Ekrani i pajisjes është prodhuar prej xhami. Mos e prekni ekranin nëse xhami është krisur ose
thyer. Shmangni përpjekjet për të riparuar vetë një ekran të dëmtuar. Ekranet prej xhami janë të
ndjeshëm ndaj rrëzimeve dhe tronditjeve mekanike. Rastet e kujdesit neglizhent nuk mbulohen
nga shërbimi i garancisë së Sony.
Për të hapur ose përshenjuar një objekt
•
Trokitni lehtë mbi objektin.
Shënimi i opsioneve
Kutia e shënimit e shënuar
Kutia e shënimit e çshënuar
I aktivizuar
I çaktivizuar
Për të shënuar ose çshënuar opsionet
•
Takoni kutinë e shënimit përkatës ose shenjën pranë emrit të opsionit.
Zmadhimi
Opsionet e zmadhimit të disponueshëm varen nga aplikacioni që jeni duke përdorur.
8
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të zmadhuar
•
Vendosni njëkohësisht të dy gishtat në ekran dhe bashkojini bashkë (për të
zvogëluar pamjen) ose hapini (për të zmadhuar pamjen).
Kur përdorni dy gisha në ekran për të zmadhuar, është e mundshme që të zmadhoni vetëm
nëse të dy gishta janë brenda pjesës së zmadhueshme. Nëse, për shembull, dëshironi të
zmadhoni një foto, sigurohuni se të dy gishtat janë brenda pjesës së kuadrit të fotos.
Lundrimi
Lundroni duke lëvizur gishtin lart ose poshtë në ekran. Në disa faqe në Internet gjithashtu
mund të lundroni anash.
Tërheqja ose goditja lehtë nuk do të aktivizojë ndonjë gjë në ekran.
Për të lundruar
•
Tërhiqni ose goditni lehtë me gisht në drejtimin që dëshironi të lundroni në ekran.
Për të lundruar më shpejt, goditni lehtë me gisht në drejtimin që dëshironi të shkoni në ekran.
9
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të lëvizur
•
Për kaluar më shpejt, lëvizni gishtin në drejtimin që dëshironi të shkoni në ekran.
Mund të prisni derisa të ndalojë lëvizja vetë ose mund t'a ndaloni atë menjëherë
duke takuar ekranin.
Sensorët
Pajisja juaj ka ndijorë që dallojnë si dritën, ashtu dhe afërsinë. Ndijori i dritës dallon nivelin
e dritës së mjedisit dhe e rregullon sipas tij ndriçimin e ekranit. Ndijori e afërsisë e fik
ekranin me prekje gjatë telefonatës zanore kur veshi juaj është pranë ekranit. Kjo ju
pengon të aktivizoni pa dashje funksionet e tjera në pajisjen tuaj gjatë një telefonate.