Pamja e përgjithshme e aplikacioneve
Përdorni aplikacionin Alarmi dhe ora për të cilësuar lloje të ndryshme alarmesh.
Përdorni shfletuesin tuaj të uebit për të lundruar dhe për të parë faqet e uebit,
për të menaxhuar faqeshënuesit dhe për të menaxhuar tekstin dhe imazhet.
Përdorni aplikacionin Llogaritësja për të kryer llogaritjet bazë.
Përdorni aplikacionin Kalendari për t'u informuar për ngjarjet tuaja dhe për të
menaxhuar takimet tuaja.
Përdorni kamerën për të nxjerrë foto dhe për të regjistruar videoklipe.
Përdorni aplikacionin Kontaktet për të menaxhuar numrat e telefonit, adresën e
postës elektronike dhe informacione të tjera në lidhje me kontaktet tuaja.
119
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Qasuni në aplikacionet tuaja të shkarkuara.
Përdorni aplikacionin Posta elektronike për të dërguar dhe për të marrë mesazhe
të postës elektronike si nëpërmjet llogarive private, ashtu edhe atyre të
korporatës.
Përdorni aplikacionin Facebook për t'u përfshirë në rrjetin social me shokët,
anëtarët e familjes dhe kolegët nga e gjithë bota.
Shfletoni dhe dëgjoni stacione të radios FM.
Përdorni aplikacionin Albumi për të parë dhe për të punuar me fotot dhe videot
tuaja.
Përdorni aplikacionin Gmail™ për të lexuar, për të shkruar dhe për të organizuar
mesazhet e postës elektronike.
Kërkoni informacione në pajisjen tuaj dhe në ueb.
Shihni vendndodhjen tuaj aktuale, gjeni vendndodhje të tjera dhe llogaritni rrugët
duke përdorur Google Maps™.
Shkoni te Google Play™ për të shkarkuar aplikacione falas dhe të blera për
pajisjen tuaj.
Përdorni aplikacionin Mesazhimi për të dërguar dhe për të marrë mesazhe me
tekst dhe multimediale.
Përdorni aplikacionin Filmat për të riprodhuar video në pajisjen tuaj dhe për të
bashkëndarë video me shokët tuaj ose në pajisje të tjera duke përdorur DLNA™.
Përdorni aplikacionin Riprodhuesi muzikor për të organizuar dhe për të
riprodhuar muzikë, audiolibra dhe podkaste.
Gjeni rrugën tuaj duke përdorur udhëzime të folura, kthesë-më-kthesë.
Shihni historitë e lajmeve dhe parashikimet e motit.
Bëni telefonata duke i rënë numrit me dorë ose duke përdorur funksionin e
telefonimit të zgjuar.
Kërkoni për vende, për shembull restorante dhe kafe.
Përdorni aplikacionin Video Unlimited™ për të marë me qira dhe për të blerë
video.
Përdorni aplikacionin me abonim Music Unlimited™ për t'u qasur në miliona
këngë përmes një lidhjeje të dhënash celulare ose një lidhjeje Wi-Fi®.
Optimizoni cilësimet për t'iu përshtatur kërkesave tuaja.
Përdorni aplikacionin Google Talk™ për të biseduar me shokët në linjë.
Identifikoni pjesët muzikore që dëgjoni të riprodhohen rreth jush dhe merrni
informacione për artistin, albumin dhe informacione të tjera.
Përdorni aplikacionin Ndihma për t'u qasur në mbështetjen për përdoruesin në
pajisje. Për shembull, mund të qaseni në një Udhëzues përdorimi, në
informacionin për zgjidhjen e problemeve, si dhe në këshillat dhe të fshehtat.
Përdorni YouTube™ për të bashkëndarë dhe për të parë video nga e gjithë bota.
Shkarkoni dhe instaloni aplikacione dhe përditësime të reja.
Disa aplikacione nuk mbështeten nga të gjitha rrjetet dhe/ose operatorët e rrjeteve në të gjitha
zonat.
120
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.