Pamja e përgjithshme e cilësimeve
Njihuni me cilësimet në pajisjen tuaj, në mënyrë që të mund t'i personalizoni ato sipas
kërkesave tuaja.
Wi-Fi
Ndizni ose fikni Wi-Fi®, skanoni për rrjete të disponueshëm Wi-Fi®
ose shtoni një rrjet Wi-Fi®.
Bluetooth
Ndizni ose fikni Bluetooth™, kërkoni për pajisje të disponueshme
Bluetooth™ dhe bëjeni pajisjen tuaj të dukshme ose të
padukshme ndaj pajisjve të tjera Bluetooth™.
Përdorimi i të
dhënave
Ndizni ose fikni trafikun e të dhënave të celularit dhe rregjistroni të
dhënat e përdorimit të të dhënave tuaja për një periudhë të caktuar
kohe.
Të tjera...
Ndizni ose fikni modalitetin në aeroplan, konfiguroni cilësimet për
rrjetet VPN e celulare dhe aktivizoni pajisjen tuaj për të ndarë
lidhjen e saj të të dhënave celulare si një vend portativ Wi-Fi® ose
nëpërmjet bashkëndarjes së internetit me USB ose bashkëndarjes
së internetit me Bluetooth™. Gjithashtu mund të aktivizoni ose
çaktivizoni funksionin NFC.
Cilësimet e
telefonatës
Administroni e konfiguroni cilësimet për numrat e telefonimit fiks,
mesazhet me zë dhe telefonatat përmes internetit.
Tingulli
Konfiguroni sesi bie zilja apo vibron pajisja juaj ose si ju njofton kur
merrni komunikacione. Gjithashtu mund të përdorni këto cilësime
për të caktuar nivelin e volumit për muzikën, videon, lojrat ose
media të tjera me audio dhe për të bëni rregullime të lidhura me to.
Ekrani
Aktivizoni ekranin për të ndërruar orientimin kur rrotulloni pajisjen
tuaj. Gjithashtu mund të cilësoni shkëlqimin, madhësinë e
shkronjave, sfondin dhe kalimin e afatit të ekranit.
Arkivi
Kontrolloni hapësirën e disponueshmë në ruajtjen e brendshme
dhe në kartën SD. Gjithashtu mund të fshini kartën SD ose t'a
çaktivizoni atë për heqjen e sigurtë.
Menaxhimi i
energjisë
Ndizni ose fikni modalitetin STAMINA. Gjithashtu mund të shihni
gjendjen e baterisë tuaj dhe sesi aplikacionet e ndryshme
konsumojnë energjinë e baterisë.
Aplikacionet
Administroni aplikacionet që përdorni, aplikacionet e shkarkuara
dhe aplikacionet në kartën SD.
Xperia™
Përdorni një sferë cilësimesh të personalizuara për pajisjen tuaj
Xperia, për shembull, modalitetin e lidhjes me USB, Internetin,
pasqyrimin e ekranit dhe cilësimet e Hedhjes.
Shërbimet e
vendndodhjes
Aktivizoni ose çaktivizoni përdorimin e informacionit të
vendndodhjes tuaj.
Siguria
Mbroni pajisjen tuaj duke cilësuar kyçje e fjalëkalime të ndryshme.
Gjithashtu mund të lejoni instalimin e aplikacioneve jo nga Google
Play™.
Gjuha dhe futja
Përzgjidhni gjuhën e pajisjes, rregulloni opsionet e futjes së tekstit
dhe konfigurini cilësimet e të folurit.
Kopjet rezervë
dhe ricilësimi
Bëni kopje rezervë të të dhënave tuaja dhe ricilësoni pajisjen tuaj.
117
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Udhëzuesi i
konfigurimit
Merrni ndihmë në konfigurimin e pajisjes tuaj.
Shto llogarinë
Shtoni një llogari në pajisjen tuaj, për shembull, një llogari të postës
elektronike ose një llogari të Google™.
Data dhe ora
Cilësoni orën dhe datën ose zgjidhni vlerat e siguruara nga rrjeti.
Përzgjidhni formatin tuaj të preferuar të datës dhe orës.
Qasshmëria
Aktivizoni përdorueshmërinë e shërbimeve të aplikacionëve tuaj të
instaluar dhe rregulloni cilësimet e lidhur me to.
Opsionet e
zhvilluesit
Cilësoni opsione për zhvillimin e aplikacionit. Për shembull, mund
të shfaqni përdorimin e CPU në ekranin bazë ose të cilësoni
pajisjen tuaj për të hyrë në modalitetin e heqjes kur lidhjet USB
janë aktive.
Rreth telefonit
Shihni informacion mbi pajisjen tuaj, si numri i modelit dhe fuqia e
sinjalit. Gjithashtu mund të përditësoni softuerin tuaj me vertionin
më të fundit.