Transferimi i muzikës në pajisjen tuaj
Ka disa mënyra për të transferuar muzikë nga një kompjuter në pajisjen tuaj:
•
Vetëm për Windows
®
: Lidheni pajisjen dhe kompjuterin nëpërmjet një kablloje USB dhe
më pas zvarrisni e lëshoni skedarët e muzikës drejt e në aplikacionin e menaxhuesit të
skedarëve në kompjuter.
•
Mund të përdorni softuerin Xperia™ Companion për të transferuar skedarët e mediave
tuaja ndërmjet kompjuterit dhe pajisjes tuaj. Mësoni më shumë dhe shkarkoni Xperia™
Companion për Windows në http://support.sonymobile.com/tools/xperia-companion ose
Xperia™ Companion për Mac në
http://support.sonymobile.com/tools/xperia-companion-mac.
Aplikacioni Muzika mund të mos i mbështesë të gjitha formatet e skedarëve të muzikës. Për
më shumë informacione rreth formateve të skedarëve të mbështetur dhe përdorimit të
skedarëve multimedialë (audio, imazh dhe video), shkarkoni Librin e bardhë për pajisjen tuaj te
www.sonymobile.com/support
.
53
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.