Sony Xperia M - Rreth Video pa kufi

background image

Rreth Video pa kufi

Përdorni shërbimin e Video pa kufi për të marë me qira dhe për të blerë video që mund
t'i shihni jo vetëm në pajisjen tuaj Android, por gjithashtu në një PC, PlayStation

®

Portable (PSP

®

), PlayStation

®

3 ose PlayStation

®

Vita. Përzgjidhni ato që dëshironi nga

filmat më të rinj të Hollywood-it, filma dramatike, komedi, klasikë dhe një sferë e

kategorive të tjera.

Video pa kufi mund të mos jetë e disponueshëm në të gjitha shtetet ose rajonet.

Për të hapur Video pa kufi

1

Nga Ekrani fillestar juaj, takoni .

2

Gjeni dhe takoni .

Pamja e përgjithshme e menysë së Video pa kufi

Llogaria

Shihni informacionin e llogarisë suaj

Koleksioni im

Shihni të gjithë përmbajtjen e videove tuaja të ruajtura

Cilësimet

Shihni dhe ndryshoni cilësimet për llogarinë, blerjet dhe shkarkimet tuaja

Shto list. dëshir.

Shtoni videon aktuale në listën e dëshirave

Fshi të gjithë

Fshini të gjitha objektet e listës së dëshirave

Hiq nga lista e dëshirave Fshini nga lista e dëshirave videon që po shikoni aktualisht

Përndaj informacionin

Përndani informacionin për videon aktuale nëpërmjet një rrjeti shoqëror, postës

elektronike, Bluetooth ose metodave të tjera

Kushtet ligjore

Shihni informacionin ligjor

Menyja e Video pa kufi është dinamike, që do të thotë se nuk disponohen gjithmonë të gjitha

opsionet. Për shembull, opsioni për të fshirë të gjitha objektet në listën e dëshirave disponohet

vetëm kur jeni duke parë listën.

Për të hapur menynë e Video pa kufi

Kur aplikacioni Video pa kufi është i hapur, takoni .

Krijimi i një llogarie të Video pa kufi

Duhet të krijoni një llogari të Video pa kufi nëse dëshironi të blini ose të merrni me qira

filma nëpërmjet shërbimit Video pa kufi. Nëse keni tashmë një llogari të rrjetit
PlayStation

®

ose llogari të Rrjetit të Argëtimit Sony, atëherë mund të përdorni

përkundrazi atë llogari.

Zbulimi i përzgjedhjes së Video pa kufi

Shfletoni videot sipas kategorisë ose futni tekst për të kërkuar një objekt të veçantë.

Mund të zgjidhni gjithashtu të paraafishoni videot që ju interesojnë.